Policia e Sarandës ka arrestuar tre persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë një 17-vjeçar.
Ditën e djeshme në Ksamil gjatë një konflikti për motive të dobëta, Agim Taraj 43 vjeç, pronari i “Sunset Restorant Ksamil”, Silvjan Sulku, 18 vjeç, banues në Dibër dhe Aldo Zeqiraj, 35 vjeç, banues në Durrës kanë goditur me sende të forta pranë një plazhi publik 46-vjeçarin Albert Pashajn. Ata ia kanë shkaktuar dëmtime trupore 46-vjeçarit, i cili është pronar i ‘Euro Hotel Ksamil’.
Gjithashtu është proceduar edhe bashkëshortja e 46-vjeçarit O.P., 40 vjeç, e cila pas konfliktit ka dëmtuar ambientin duke shkattëruar pajisje dhe sende të tjera në “beach barin” e A.T.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.