Pasditen e djeshme një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në zonën e Skurajve në Kurbin. Zjarri është i përhapur në 3 vatra dhe vazhdon ende të jetë aktiv.
Gjatë gjithë mbrëmjes janë angazhuar zjarrfikës nga bashkitë Kurbin, Mirditë, Lezhë, Kamëz, të drejtuar nga shefi i zjarrfikësve kombëtarë, Arben Cara.
Ndërsa ditën e sotme në terren ndodhen zjarrfikësit e Kurbinit dhe 30 ushtarë. Nga zjarri janë djegur vetëm dy banesa, të cilat kanë qenë prej kohësh të pabanuara.