Një zjarr ka rënë në lagjen “Granicë” të qytetit të Gjirokastrës. Si pasojë e zjarrit u vunë në rrezik zonat e banuara pranë përroit.
Menjëherë kanë ndërhyrë shrëbimet zjarrfikëse me një automjet zjarrfikës me grupin e shërbimit.
Ata ndërhynë dhe izoluan zjarrit që rrezikonte banesat afër. Ndërkohë në terren për të monitoruar situatën po vijon të qëndrojë ekipi zjarrfikës.