-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

50 dështime/ Faton Peci: Kurti i ka dhënë ofertë Nismës

Kryesoret

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritur as për të 50-ën herë ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pavarësisht zërave se në fundjavë do të mund të arrihej një marrëveshje për zhbllokim të situatës. Të pranishëm në seancë kanë qenë 104 deputetë.

Bashkëkryetari i partisë Guxo, Faton Peci, ka thënë se partia e tij, në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Alternativën, kanë bërë shumë përpjekje për konstituim të Kuvendit, dhe u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve për të reflektuar mbi situatën e krijuar.

“Përpjekjet vazhdojnë. Kryeministri në detyrë ka pasur ofertë konkrete për disa parti politike. Aktualisht ka dhënë ofertë për Nismën Socialdemokrate, ndërsa në një fazë më të hershme ka pasur ofertë për të diskutuar për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka thënë Peci para gazetarëve duke përmendur se edhe me Kushtetutë, kryetari i Kuvendit i takon grupit më të madh, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas përfundimit të seancës, kryeministri në detyrë i Albin Kurti ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për media në orën 15:00.

Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis ndonëse ec afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstitutim të Kuvendit.

Gjykata e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, por ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese këtë javë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit