Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri të llojit zolla në një kompleks banesor të pabanuar në rrugën “Anka Spaic” në Mitrovicë të Veriut.
Armët janë sekuestruar si provë materiale. Ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 21.07.2025, rreth orës 14:05, njësitë policore në kuadër të Stacionit Policor Mitrovicë Veri, përmes rrugëve operative, kanë pranuar informacion se në një kompleks banesor të pabanuar në rrugën “Anka Spaic” në Mitrovicë të Veriut mund të ketë prani të armëve të zjarrit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve shpërthyese. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë të llojit zolla, prodhim serb.”, thuhet në njoftim.