-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Zënia e territorit si ‘prona ime’, vepër penale

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në takimin me deputetët dhe drejtuesit e bashkisë së Tiranës u shpreh se ata që që thonë kjo është prona e tyre dhe vendosin tra, kryejnë një vepër penale.

Rama tha se nuk munden që me një dokument të prodhuar të thonë që kjo është prona ose lokali i tyre, pasi ata e kanë humbur atë të drejtë. Gjithashtu u shpreh se dotë rishikoehn dokumentet e grupeve të pronarëve që lëshojnë truallin për pallate.

“Lidhur me okupimin e një territori brenda hapësirës së një komuniteti me pretendimin “është prona ime”, kjo do të konsiderohet vepër penale. Kush vendos një tra për të marrë para nga njerëzit që jetojnë aty, me pretendimin se është prona e vet mes pallateve, kjo është vepër penale.

Çdo lloj zënie tjetër e rrugës dhe pengimi i njerëzve me idenë “është prona ime”, është vepër penale. E kemi konsultuar këtë me të gjithë legjislacionet, dhe nuk ndodh askund që dikush, në emër të pronës së vet, të bëjë çfarë të dojë kur ndodhet në qytet dhe jo në pyll.

Kemi adresuar edhe çështjen e bashkëpronësisë së truallit përreth një godine. Nëse një grup pronarësh bëjnë marrëveshje me një ndërtues për një pallat dhe ai pallat ndërtohet në një përqindje të atij territori që është pronë, gjithçka tjetër që nuk përfshihet në trupin e pallatit nuk është më pronë e atyre pronarëve.

Lind nevoja për masë ligjore për të riparë dhe për të përmbysur dokumentet që janë në shkelje të këtij parimi.”, tha kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit