Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt ka komentuar vonesën e formimit të institucioneve të reja. Me anë të një postimi në X, Bildt shprehet se pamundësia për të ecur përpara ka dëmtuar besueshmërinë e Kosovës.
“A do të ketë ndonjëherë Kosova një qeveri të re? Pamundësia për të ecur përpara dëmtoi besueshmërinë e vendit. Dhe kjo është keq për të gjithë”, shprehet ai.
Ndërkohë sot presidentja Vjosa Osmani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese se si do të veprohet nëse përsëri nuk do të arrihet konstituimi i Kuvendit.