Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Jeton Lamit, ish-efektivit të Forcës së Posaçme Operacionale. Gjykata ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite e 10 muaj burg për shpërdorim detyre.
Jeton Lami u arrestua në 24 gusht 2022, pasi u filmuar duke shoqëruar Martinajn, i cili ishte person në kërkim ndërkombëtar.
Lami më 5 gusht 2022 u filmua teksa merrte Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e transportonte atë drejt Durrësit në një hotel. Gjithashtu në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar.
Lami në Prokurorinë e Posaçme refuzoi kërkesën për të bashkëpunuar në gjetjen e Ervis Martinajt.









