-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: 15 mijë vota të Diasporës nga Italia u ‘mbytën’ në Adriatik

Kryesoret

Kryetari i PD, Sali Berisha u shfaq sot sërish para mediave për të denoncuar sikur tha ai provat e reja për manipulimin e votës së diasporës në Itali. Berisha u shpreh se në 50 përqind të rasteve, fletët nuk u dorëzuan tek votuesit dhe se mbi 15 mijë vota u ‘mbytën’ në Adriatik.

“Kam paraqitur disa ditë me radhë para medieve dhe publikut farsën zgjedhore të diasporës në Greqi. Skenarë të njëjtë me Greqinë janë zhvilluar edhe në zona të tëra të Italisë. Këtu, zgjedhës të miratuar në Itali kanë qenë 91 mijë. Zarfe të dërguar në Itali janë 91 mijë.

Por zarfe të mbërritur në KQZ nga Italia janë 75 mijë apo 15 mijë më pak. Çka do të thotë se 15 mijë e 474 vota u mbytën në Adriatik për arsye politike. Nuk mbërrijnë në destinacion. Grupi që po analizon ka shqyrtuar gjithsej 353 fatura që DHL ka paraqitur për dorëzimin e votave tek qytetarët shqiptarë.

Domethënë në 42 raste është krejtësisht falsitet dorëzimi i fletëve të votimit. Po të shtosh këtu 42, plus 7, 49 që nuk janë dorëzuar fare, në 50 përqind të rasteve, fletët e votimit nuk u janë dorëzuar votuesve, por janë dorëzuar në zyrat e PS. Nuk faktohet marrja nga votuesi në 50 përqind të rasteve” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit