Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi sot nga Avokati i Popullit të nisë një hetim për dhunë sipas tij ndaj të burgosurit politik, Ilir Meta, por edhe Erion Veliajt.
“Së fundmi, informacione të besueshme, për të cilat unë kam bërë denoncime, sjelljet në burg ndaj Ilir Metës, kryetarit të PL, janë çnjerëzore, janë politike, janë absolutisht të dënueshme.
I kërkoj Avokatit të Popullit me urgjencë të marrë takim me të burgosurin politik Ilir Meta dhe të bëjë publike të gjitha qëndrimet çnjerëzore të urdhëruara nga Edi Rama dhe Ulsi Manja nga banditë me uniformë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të vendit.
Por sot më duhet gjithashtu të denoncoj të dhëna që kam se ka sjellje çnjerëzore edhe ndaj të burgosurit ordiner, Erion Veliaj.
Partia Demokratike ka bërë me dhjetëra e dhjetëra protesta për arrestimin e këtij delinkuenti, i cili është akuzuar as për 20 përqind të krimeve që ka kryer” tha ai.