Kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Ende nuk dihet dosja për të cilën kryebashkiakja e Roskovecit është thirrur në SPAK.
Ndërkohë që SPAK ka vendosur të zgjasë me tre muaj hetimin për kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci.
Ai po hetohet për akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”, në bashkëpunim me shtatë persona të tjerë.
Hetimi ndaj kryebashkiakut të Shkodrës është në kuadër të një dosjeje që lidhet me dyshime për parregullsi në procedurat e prokurimeve publike.