Ministria e Financave ka hedhur për konsultim një draft ku përcaktohen edhe çmimet e reja të referencës për banesat. Këto referenca përfshijnë 11 qarqe të vendit, si dhe tregojnë edhe rritjen e çmimeve në zonat turistike në Durrës dhe Vlorë.
Në Durrës çmimet variojnë nga 45 mijë lekë dhe vijojnë deri në 200. Qyteti bregdetar do të jetë i ndarë në 13 zona. Ato më me vlerë për Durrësin janë zonat 13, 6, 1 dhe 10.
Ndërsa në Vlorë çmimet shkojnë deri në 200 mijë kryesisht në ishullin e Sazanit. Në Radhimë çmimet shkojnë 90 mijë lekë dhe në Orikum prej 61 mijë lekë.
Ndërsa Himara është e ndarë në pesë zona, ku çmimet variojnë nga 45 mijë lekë deri në 140 për metër katror.
Çmimet ku nuk janë ndryshuar është bashkia Tiranë dhe në të do të vijojë të përdoret e njëjta skemë vlerësimi si më parë.
Sipas qeverisë ky reformim pritet të sjellë rritje në të ardhurat vendore dhe të përmirësojë drejtësinë në sistemin e taksimit të pasurive të paluajtshme.