Erion Veliaj merr zyrtarisht i pandehur, SPAK i komunikoi sot akuzat kryebashkiakut të Tiranës. Kreu i Bashkisë së Tiranës u njoh me akuzat e “Korrupsionit”, “Pastrimit të parave” dhe “Fshehjes së pasurise”.
Oficerët e BKH-së mbërritën në burgun e Durrësit për të takuar kryebashkiakun, Erion Veliaj. Agjentët e BKH-së u paraqitën në paraburgimin e Durrësit ku Veliaj ndodhet prej momentit të arrestimit më 10 Shkurt, mesditën e sotme.
Në qelinë ku ndodhet praj 10 shkurtit të këtij viti, Veliaj firmosi aktet në praninë e një prej avokatëve të tij.
Mëngjesin e sotëm, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, e shoqëruar nga avokati Maksim Haxhia u mor po ashtu e pandehur për 3 akuza, korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.









