Një 49-vjeçar u arrestua në Farkë gjatë tentativës për të vjedhur me dhunë një shumë parash në një banesë.
Nga hetimet 49-vjeçari me iniciale L.D.,H banues në Tiranë kishte vjedhur sende me vlerë, në një tjetër banesë në Farkë para 4 ditësh. Ndërkohë po vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ai.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.