Në Itali dy persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë infektuar këtë vit nga virusi i Nilit Perëndimor, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Virusi, i cili transmetohet kryesisht përmes mushkonjave, mund të shkaktojë një infeksion kërcënues për jetën tek një në 150 persona të infektuar, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ky virus është i përhapur edhe në rajonet veriore Emilia-Romagna, Veneto, Piemonte dhe Lombardia, si dhe në ishullin Sardinia dhe në rajonin juglindor të Apulias.