Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Florenc Çapjas, i cili kërkoi ndryshimin e masës “arrest me burg”. Ai është i dyshuar në lidhje me dosjen “Plumbi i Artë”.
Çapja u ekstradua nga Dubai me 2 maj të këtij viti dhe ndaj tij rëndon një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje”.
Ai nëpërmjet avokatit ka pretenduar se nuk ka përdorur SkyEcc dhe se akuza ndaj tij është ngritur vetëm nga një deklarim i Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt.









