Në Këshillin Bashiak të Tiranës, opozita gjatë mbledhjes kanë kërkuar si rend dite edhe çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Teliti ka thënë se kanë edhe 2 muaj që kanë për të dorëzuar kërkesën për të trajtuar situatën aktuale të kryearit të bashkisë. Ai u shpreh se Veliaj nuk është një njeri nën hetim, por i pandehur.
“Kemi dy muaj që kemi për të dorëzuar kërkesën për trë trajtuar situatën aktuale të kryearit të bashkisë, i cili sot nuk gjendet në detyrë dhe nisur nga zhvillimet e djeshme, Veliaj nuk është një njeri nën hetim, por i pandehur, domosdoshmërisht që të futet në rend dite diskutimi i situatës aktuale të menaxhimit të bashkisë Tiranë.
Po dëgjojmë në intervista, konkurse, thirrje të drejtorëve edhe nga stafe apo të njohur politikë që nuk janë pjesë e bashkisë. Bashkia e Tiranës është ekzekutivi dhe bashkë me Këshillin Bashkiak janë të vetmet autoritete që kanë të drejtën për menaxhimin e punëve”, tha Teliti.