Ditën e sotme në Kakavijë ka rënë një zjarr i madh dhe si pasojë janë djegur 4 shtëpi në fshat. Kryetari i bashkisë Dropull, Dhimitër Toli u shpreh se janë shpëtuar edhe 4 banorë, si dhe ndihmë nga ajri është edhe Greqia.
“Është situatë emergjente në Kakavijë. Janë djegur 3-4 shtëpi të fshatit. Ende nuk dihen motivet për zjarrin, policia po heton. Zjarri është në shumë zona të banuara të fshatit. Situata në këto momente është nën kontroll. Kanë ardhur zjarrfikëse nga Gjirokastra dhe nga ajri ka ardhur ndihmë nga Greqia, pasi zjarri ka kaluar edhe në anën greke. Shtëpitë kanë qenë të banuara, nxorëm 4 persona nga shtëpitë. Zjarri ka ardhur poshtë Kishës së fshatit, ende nuk dihen shkaqet. Situata në këto momente duhet të kemi kujdes, sepse zona është plot me pisha. Koha është shumë e papërshtatshme për këto situate”, tha ai.