Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në Shqipëri, nga të cilat 10 mbeten aktive dhe 4 janë nën monitorim.
Sipas informacioneve më të fundit nga autoritetet e emergjencave civile, zjarret më problematike mbeten ato te Parku Kombëtar i Lurës, zjarri në Zall-Gjoçaj (Mat) dhe ai në Dukat.
Në terren janë angazhuar 680 forca operacionale, 52 mjete zjarrfikëse, 215 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 helikopterë nga Forcat Ajrore, 1 avion Canadair kroat dhe 2 helikopterë hungarezë përmes ndihmës nga Bashkimi Europian.
Për shkak të temperaturave të larta deri në 42°C dhe mungesës së reshjeve, Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) ka shpallur nivel rreziku “TË LARTË” në të gjitha qarqet dhe “SHUMË TË LARTË” në Korçë.