Armina Mevlani në një intervistë ka treguar një copëz nga e kaluara, kur takoi për herë të parë Shkëlzenin. Ajo tha se nuk e dinte se ishte ai që ishte, djali i Sali Berishës.
“Unë kam enë një vajzë shumë e re kur e kam takuar dhe unë nuk i doja përgjegjësitë që do më vinin në lidhje me Shkëlzenin. Fare. Unë kam thënë ua sa bukur, dhe atëhere çdo gjë më dukej fushë me lule.
Nuk e kam kërkuar një partner me emër, me famë me pozita nuk e kam kërkuar kurrë këtë gjë, asnjëherë. Unë kam thënë dua një mashkull që të jetë intelektual dhe të rritemi bashkë profesionalisht. Dhe kur unë e kam parë nuk e kam ditur fare vërtet nuk e kam ditur që ai ka qenë Shkëlzeni”, tha Armina.