Policia e Vlorës dhe Sarandës po vijon kontrollet në rrugë, baneaa dhe ambiente private dhe publike me fokus zonat bregadetare dhe turistike. Gjatë kontrolleve u arrestuan katër persona pasi posedonin në banesat e tyre në Vlorë, Qeparo dhe Sarandë lëndë narkotike me qëllim shitjen e tyre.
Të arrestuarit: Agron Yzeiraj, 44 vjeç, banues në Fier, Neritan Avdiu, 30 vjeç, banues në Qeparo, Klaudja Sadiku, 31 vjeçe, banuese në fshatin Berdenesh, Sarandë dhe Eldi Beshaj, 42 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme. Ndërkohë policia e Vlorës do të vijojë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me fokus zonat turistike, për të garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve dhe vizitorëve.