Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë. Automjeti tip Benz i ka rënë nga mbrapa një mjeti të parkuar në anë të rrugës automobilistike.
Nga përplasja, drejtuesi i makinës dhe pasagjeri kanë marrë lëndime dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.
Ndërkohë policia po zbulon për rrethanat e aksidentit.