Një stuhi tropikale e fuqishme ka goditur veriun e Filipineve. Si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut kanë humbur jetën 25 persona.
Tajfuni Co-may goditi qytetin Agno në provincën Pangasinan të enjten në mbrëmje, me erëra që arritën deri në 120 km në orë.
Stuhia erdhi pas shirave të dendur që kishin përfshirë një pjesë të madhe të vendit për më shumë se një javë. Ndërkohë parashikimet tregojnë se dhjetëra stuhi tropikale pritet të godasin Filipinet deri në fund të vitit.