-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vengu në Delvinë: Mbyllëm përkohësisht tunelin e Skërficës, orët në vazhdim do të jenë të vështira

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet në Delvinë duke ndjekur nga afër situatën me zjarret. Vengu tha se ka nisur evakuimi i banorëve, si dhe janë anbgazhuar të gjitha forcat për të kufizuar vatrat e zjarrit.

“Kemi bërë mbylljen e përkohshme të tunelit të Skërficës për arsye të tymit që të mos shkaktohen aksidente të mundshme deri në stabilizimin e situatës. Vijon qarkullimi nga ana e Muzinës”, tha ai.

Gjithashtu u shpreh se orët në vazhdim do të jenë të vështira për shkak të temeperaturave ekstreme që do të jenë nesër.

“Do jenë orë të vështira, temperaturat do jenë ekstreme edhe nesër… Të gjitha përpjekjet tona janë fillimisht për zonat e banuara dhe më pas parqet e mbrojtura. Duhet të vijojmë me vigjilencë maksimale. Ne e kishim paralajmëruar një situatë të tillë dhe prandaj ka pasur edhe reagim në kohë”, tha Vengu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit