Policia e Fierit ka arrestuar një 64-vjeçar, banues në Frakull të Vogël. Ai dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij për djegien e mbeturinave.
Flakët janë përhapur dhe kanë djegur 225 rrënjëve ulliri në pronësi të një personi tjetër.
Ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.