Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ndodhet në Como, ku po zhvillohet konferenca e rganizuar nga KAS me pjesëmarrjen e CDU dhe EPP.
Tabaku është takuar me deputetin gjerman Peter Beyer dhe shprehet se ai është një zë i fortë në Bundestag dhe mbështetës i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Ajo thotë se në editorialin e fundit kanë ngritur shqetësimin për ngecjen e reformave reale dhe mungesën e gjithëpërfshirjes në proceset që vendosin të ardhmen europiane të rajonit.
“Shqipëria nuk ka nevojë për fasada reformash, por për transformim real!
Reforma gjithëpërfshirëse, institucionet e pavarura dhe respektimi i standardeve janë rruga e vetme drejt Europës.”, shprehet Tabaku.