-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Temperaturat deri në 43°C, Belshi 8 orë pa energji elektrike

Kryesoret

Dita e sotme është më e nxehta dhe temperaturat kanë shkuar derei në 43 gradë celcius.
Banorët e zonës së Belshit për shkak të temperaturave janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike për tetë orë, nga ora 06:00 deri në 14:00.

Sipas njoftimit zyrtar të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), ndërprerja është bërë me kërkesë teknike për të garantuar sigurinë gjatë punimeve të planifikuara në projektin madhor të ndërtimit të Linjës së re 400kV Fier – Elbasan – Qafë Thanë.

“Punimet teknike kanë përfshirë,shtrimin e përcjellësve elektrikë në kampatat e shtyllave nr. 125–136,stakimin dhe tokëzimin e linjave të tensionit të mesëm (10kV) në Fiderët F1, F2 dhe F3 të Nënstacionit Kajan.Fideri F1 (10kV) ,N/Stacioni Kajan.Sipas burimeve zyrtare edhe për disa ditë do ketë ndërprerje energjie nga ora 06:00–14:00 dhe për këtë shkak do mbeten pa energji,748 abonentë që i përkasin zonave,Grekan, Guras, Rrenas, Cartallos.Fideri F2 (10kV) ,N/Stacioni Kajan, nga ora 06:00–14:00,do lërë pa energji,10 abonentë në zonën ,Uji i pijshëm Elbasan,Fideri F3 (10kV) .Gjithashtu në N/Stacioni Kajan do ndërpritet energjia nga ora 06:00–14:00 dhe do mbeten pa energji,1,593 abonentë në zonat,Kajan, Gjolene, Turbull, Gjinuk, Lisaj, Dragot, Deshiran

Në total janë 2,351 abonentë pa energji në të gjithë qarkun Elbasan.Ndërprerja e energjisë ka sjellë probleme të theksuara për banorët dhe bizneset në një nga ditët më të nxehta të verës. Disa nga shqetësimet më të mëdha përfshijnë, mungesë ajrimi dhe ftohjeje në banesa,vështirësi në furnizimin me ujë,rrezik për ushqimet e prishshme dhe barnat që kërkojnë ruajtje në temperaturë të ulët,bllokim të pajisjeve të punës dhe humbje për bizneset lokale.Autoritetet kanë bërë të ditur se ndërhyrjet në rrjet janë të planifikuara dhe të domosdoshme për të garantuar sigurinë afatgjatë të furnizimit me energji elektrike në zonë dhe më gjerë.

Punimet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me ndërprerje të përkohshme në fashat orare të miratuara.Banorët ndërkohë kërkojnë më shumë njoftime paraprake, planifikim të reduktuar të ndërprerjeve dhe masa zbutëse për përballimin e pasojave, sidomos gjatë ditëve me temperatura ekstreme.”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit