Viktor Gyokeres është lojtari më i ri i Arsenalit. Klubi londinez ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit përmes rrjeteve sociale, duke bërë me dije se lojtari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.
Për kartonin e suedezit, Arsenali ka paguar 73 milionë euro te klubi portugez, Sporting.
Trajneri Mikel Arteta u shpreh entuziast për afrimin e ri: “Jemi shumë të kënaqur që e kemi sjellë Viktorin në skuadër.
Ai ka qenë konstant, i qëndrueshëm dhe gjithmonë në dispozicion të ekipit. Statistikat e tij flasin vetë.”









