Kreu i SPAK, Klodjan Braho zhvilloi sot procesin e raportimit vjetor të vitit 2025 përballë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
I shoqëruar nga Vladimir Mara, shef seksioni kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, Dorina Bejko shefe seksioni kundër korrupsionit dhe Joni Keta, Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Braho deklaroi se puna e institucionit që drejton prej disa muajsh po punon me ritëm të lartë.
Brenda vitit 2025, i pari i SPAK-ut theksoi se politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit u janë sekuestruar 1.1 mln Euro. Klodian Braho mori drejtimin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në dhjetor të vitit të kaluar, duke pasuar në këtë detyrë Altin Dumanin.









