Barcelona ka nisur me fitore fazën përgatitore, duke mposhtur 3-1 ekipin japonez Vissel Kobe në një miqësore të zhvilluar sot.
Eric Garcia zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, por Kobe barazoi pas një gabimi të mbrojtjes.
Në pjesën e dytë, Bardghji, që debutoi me Barcelonën, riktheu epërsinë, ndërsa Pedro Fernandez vulosi fitoren me golin e tretë.
Skuadra e Hansi Flick do të përballet së shpejti me FC Seoul në ndeshjen e radhës përgatitore.