Këtë javë janë rritur ndjeshëm kontrollet në det nga Ksamil në Koman, për të garantuar sigurinë e lundrimit dhe për të parandaluar shkeljet e rregullave.
Gjatë monitorimeve janë kontrolluar 452 mjete lundruese, ndërsa 33 prej tyre janë bllokuar për shkelje të ndryshme, si kalimi jashtë perimetrit të sigurisë, mungesa e dokumentacionit, apo ushtrimi i aktiviteteve jashtë zonave të lejuara.
Mjetet e bllokuara përfshijnë 19 jet ski, 8 skafe, 3 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji. Në të njëjtën kohë, policia ka ndërhyrë për të shpëtuar 9 persona, shqiptarë dhe të huaj, që rrezikonin jetën në det.
Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim mbrojtjen e sigurisë detare dhe respektimin e ligjit nga të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese.