-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi dështoi/ Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit po sjell rekorde të zeza

Kryesoret

Edhe në përpjekjen e fundit – që erdhi rreth tetë orë pas asaj parapake – deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës dështuan në tentimin për ta konstituuar Kuvendin.

Tani, pasi është mbyllur afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë veprim apo vendim drejt konstituimit të Kuvendit deri më 8 gusht, sipas vendimit të 24 korrikut të Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, njëherësh deputet i kësaj partie, pas dështimit të vazhdimit të 54-t të seancës për konstituimin e Kuvendit ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurti, për kryeneçësi më të madhe sesa përgjegjësia e kërkuar.

“Ishte seanca e 54-t me radhë e tentimit për konstituim të Kosovës. Tashmë kemi vënë disa rekorde të zeza për konstituimin e Kuvendit, po kalon edhe afati 30-ditor i përcaktuar nga kushtetuesja për konstituimin e këtij institucioni madhor dhe përsëri asgjë nuk lëvizi. Asnjë tentim për zgjidhje, asnjë reflektim për pasojat, asnjë empati për qytetarët.

Përkundër këshillës së qartë të Kushtetueses për kompromis dhe mirëbesim, kryeneçësia e Albin Kurtit dhe e partisë së tij ka qenë më e madhe sesa përgjegjësia e kërkuar. Më e madhe edhe se shteti e demokracia dhe për fat të keq Kosova sot po ecën në një tokë të panjohur, në një terren të rrezikshëm kushtetues, institucional dhe shoqëror. Në një zonë gri, ku shteti s’ka më busull e qytetarët s’kanë adresë të qartë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit