Një ngjarje e rëndë tronditi Sarandën më 26 korrik, ku një 20-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën ku po qëndronte për pushime.
I riu, me inicialet O. J., banues në Maqedoni, nuk ka pasur shenja dhune, çka bën që specialistët të dyshojnë se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Megjithatë, mosha e re e të ndjerit ka bërë që hetuesit të vazhdojnë me hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.