Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi pas takimeve në Itali, duke denoncuar gjendjen e rëndë ekonomike në Shqipëri. Ajo tha se shqiptarët kanë të ardhura më të ulëta se vendet e tjera në rajon dhe se reformat e qeverisë socialiste kanë qenë vetëm propagandë.
“Sot shqiptarët fitojnë më pak dhe shpenzojnë më shumë,” tha Tabaku, duke shtuar se përmirësimi vërtetë mund të vijë vetëm me reforma të thella dhe luftë ndaj klientelizmit. Ajo nënvizoi se në 12 vite qeverisje janë dëmtuar puna dhe biznesi i vogël.
Tabaku ndodhet në Como me ftesë të Fondacionit Konrad Adenauer, ku theksoi se rruga drejt Bashkimit Europian kalon patjetër përmes një sistemi të drejtë dhe reformave reale.