Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për të përjashtuar trupin gjykues nga dosja Partizani që tashmë është në themel. Trupa gjykuese e përbërë nga Elsa Ulliri, që është kryesuese dhe Bib Ndreca me Rudina Palloin anëtarë do të nisin procesin në 15 Shtator.
Sali Berisha u mor i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.