Reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet kanë goditur Kinën veriore, duke shkaktuar katër viktima dhe tetë të zhdukur.
Ditën e sotme Pekini ka shpallur një gjendje emergjente të nivelit të lartë. Mijëra banorë janë evakuuar nga zonat e rrezikuara dhe u janë kërkuar që të qëndrojnë brenda deri në një njoftim të dytë.
Ndërsa autoritetet urdhëruan mbylljen e shkollave, pezullimin e punimeve ndërtimore dhe ndalimin e turizmit në natyrë.