Kozeta Teço 52 vjeç, u gjet e pajetë në banesën e saj në Pogradec pas një zjarri të dyshuar.
Fqinji i viktimës ka thënë për ngjarjen: “Ishte një njeri i mirë. Jetonte vetëm. Dje ishte motra këtu.”
Hetimet paraprake kanë zbuluar shenja dhune në trupin e saj, duke shtuar dyshimet se ajo mund të jetë vrarë para shpërthimit të flakëve.
Pista kryesore është një konflikt pronësie, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe kanë shoqëruar disa persona për pyetje.