Sot mbahet seanca e parë për vrasjen e Anesti Ramës në Frashër të Fierit. Vajza e viktimës, i dashuri i saj dhe nëna e saj do të dalin para gjykatës për t’u komunikuar masat e sigurisë.
Ata akuzohen për vrasjen e 55-vjeçarit, të cilin 26-vjeçarja e mbyti me tel pas një sulmi fizik.
Bashkëpunëtori i saj, Çlirim Dogani, e mbajti atë gjatë vrasjes.
Nëna e vajzës është akuzuar gjithashtu për fshehjen e gjurmëve.
Krimi u zbulua pas përgjimeve telefonike, ku vajza dhe Dogani komunikuan pas ngjarjes.
Ky i fundit kishte lidhje intime me të dhe ishte i martuar me fëmijë.