Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në kryeqytet e Tajlandës, Bankok. Si pasojë kanë humbur jetën gjashtë persona. Sipas policisë tajlandeze kanë humbur jetën pesë roje sigurie në treg, si dhe autori.
Sipas hetimeve autori ishte tajlandez dhe më herët kishte pasur konflikte me rojet e sigurisë në tregun ushqimor. Ndërkohë policia po heton për të zbuluar motivin e masakrës në Bangkok.