Pasditen e sotme një vatër zjari është ndezur në fshatin Janjar, bashkia Konispol.
Kjo vatër zjarri është pranë kufirit me Greqinë. Në terren për shuarjen e flakëve janë angazhuar 5 zjarrfikëse dhe 3 roje pyjesh.
Gjithashtu janë dërguar edhe 2 avionë caskader të cilët po operojnë për shuarjen e vatrës së zjarrit.