Virusi i Nilit Perëndimor i ka mareë jetë personit të tretë në Itali.
Një burrë 77-vjeçar ndërroi jetë në agim në Institutin “Spallanzani” në Romë, ku ishte shtruar pas një përkeqësimi të shpejtë të gjendjes shëndetësore.
Ai kishte kryer një transplant zemre në vitin 2014, vuante nga dështimi kronik i veshkave dhe po trajtohej në Spitalin “San Camillo-Forlanini”. Ai dyshoet se është kafshuar nga mushkonja bartëse e virusit në zonën turistike Baia Domizia, në provincën e Casertas.