Është zbardhur dinamika e vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj të përfshirë nga flakët rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm.
Fillimisht dyshohej se ajo ishte asfiksuar nga tymi, por hetimet kanë zbuluar se bëhet fjalë për një krim të qëllimshëm.
Në trupin e viktimës u gjetën shenja mbytje dhe dëmtime me mjete prerëse.
Autori i dyshuar Ilirjan Selmani, dyshohet se kishte një lidhje intime me Kozeta Teçon dhe pasi e vrau, ka fshirë gjakun dhe ka ndezur disa vatra zjarri për të fshehur gjurmët.
Policia ka gjetur peshqirë dhe kartopeceta të mbushura me gjak në koshin e mbeturinave afër pallatit, që dyshohet se janë përdorur nga Selmani për të pastruar vendin e krimit.
Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, policia ka identifikuar dhe shoqëruar Ilirjan Selmanin.
A e ke vrarë ti?/ Gruaja e gjetur në banesën, shoqërohet autori i dyshuar