Mëngjesin e sotëm 52-vjeçarja Kozeta Teço u gjet pa shenja jete në banesën e saj në Pogradec. Në filli u dyshua se ishte asfiksuar nga tymi pasi në banesën e saj kishte rënë zjarr. Më pas policia kishte vënë re shenjat e thikës në qafë.
Sipas hetimeve, i dashuri i saj Ilirjan Selani e ka vrarë atë dhe më pas ka astruar vendin e krimit duke i vënë zjarrin shtëpisë. Ai u kap nga kaerat e sigurisë duke hedhur diçka në koshin e mbeturinave aty pranë. Brenda koshave kishet peshqirë dhe kartopeceta me gjakun e viktimës. Më pas autori është shoqëruar në policia por ai para gazetarëve ka mohuar duke thënë “Nuk jam unë vrasësi, jo”.
Mësohet se autori punonte herë pas here në ndërtim apo në Greqi, gjithashtu rezulton të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike. Sipas hetimeve është zbuluar se 37-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe përfitonte pagesë invaliditeti për shkak të gjendjes së tij.
Sipas detajeve të reja ai në biseda me të afërm ka pohuar se i kishte marë viktimës rreth 20 milonë lekë gjatë viteve të lidhjes. Pas ngjarjes ai është takuar me disa të njohur të tij, të cilëve u ka pohuar se kishte vendosur të ndahej nga Kozeta me pretendimin se ajo kishte krijuar një lidhje tjetër.
Sotiraq Teço, kushëriri i viktimës, ka dhënë detajet për të cilat ai është në dijeni, rreth vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec.
“Nuk di gjë, nuk ndërhyj dot në gjëra që nuk më lejohet. Kozeta jetonte e vetme kohët e fundit. Unë kam 20 vite që kam ikur, tre ditë kam që u ktheva nga Anglia. Isha në Niçë, zbrita nga atje, u lajmëruam dhe po vijnë e familjarë të tjerë. Nuk e dija që bëhej fjalë për Kozetën, e dija sikur bëhej fjalë për motrën e madhe se ajo njëherë e ndarë. Për këtë nuk di gjë. Sa i përket kësaj ngjarje, e di shteti. Unë jam me shtetin, të japë drejtësi”, është shprehur ai.
“Ishte shumë njeri i mirë. Jetonte vetëm. Unë kam dalë nga banesa në orën 4:30, kam ikur në Maqedoni. Nuk pashë gjë kur ika. Tani e mora vesh. Dje ishte e motra këtu, por ajo banon në Tiranë”, ka thënë kushëriri i viktimës.