-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarr i fuqishëm në malin e Skërficës, ndërhyjnë zjarrfikësit e Gjirokastrës

Kryesoret

Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 05:00, zjarrfikësit e Gjirokastrës, bashkë me forcat e bashkisë, kanë nisur një operacion për të ndaluar përhapjen e zjarrit që po avancon nga zona e Delvinës drejt Gjirokastrës.

Në terren janë angazhuar 6 punonjës të MZSH Gjirokastër dhe 15 nga shërbimet publike të bashkisë.

Terreni i vështirë kërkon koordinim të lartë për të parandaluar rrezikun ndaj zonave të banuara dhe pyjeve.

Ndërkohë, situata në vargmalin Fushë-Bardhë – Zhulat, ku dje kishte vatra zjarri, është nën kontroll.

Zjarri atje është shuar, ndërsa në fshatin Zhulat po digjen disa trungje të mëdha, por pa rrezik për përhapje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit