-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarret në Himarë nuk ndalen, disa vatra ende aktive

Kryesoret

Situata me zjarret në bashkinë e Himarës vijon të jetë e vështirë. Aktualisht janë aktive disa vatra zjarri mbi fshatin Sasaj, tre në Lukovë dhe një tjetër në Shën Vasil.

Gjatë natës, era ka favorizuar përhapjen e flakëve duke rritur rrezikun për zonat e banuara. Në Sasaj, 50 banorë u evakuuan mbrëmjen e djeshme pasi zjarri iu afrua banesave.

Forca zjarrfikëse, policia, FNSH dhe emergjencat civile kanë mbi 60 orë që ndodhen në terren. Zjarri rikthehet sa herë që fryn era, duke vështirësuar kontrollin e plotë.

Edhe këtë mëngjes, vatra në Lukovë mbetet aktive por nën mbikëqyrje. Pritet ndërhyrja nga ajri me helikopterë për të shuar flakët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit