-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje/ 31-vjeçari vret 52-vjeçaren dhe djeg banesën në Pogradec, lidhje 3-vjeçare me viktimën

Kryesoret

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pogradec, ku një 31-vjeçar ka vrarë me thikë 52-vjeçaren, K. T., dhe më pas ka djegur banesën e saj.

Sipas hetimeve të shpejta të policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 28 korrik 2025, në lagjen nr. 1 të qytetit.

Fillimisht u dyshua se viktima kishte humbur jetën nga asfiksia për shkak të flakëve, por hetuesit zbuluan se shkaku i vdekjes ishte një goditje me thikë.

Përmes hetimeve të thelluara policia identifikoi autorin, I. S., 31 vjeç, që dyshohet të ketë pasur një lidhje intime me 52-vjeçaren për rreth tre vjet.

Pas vrasjes ai tentoi të fshihte krimin duke djegur banesën dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Pas arrestimit të tij në flagrancë, I. S. është akuzuar për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Çështja është referuar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Korçës.

A e ke vrarë ti?/ Gruaja e gjetur në banesën, shoqërohet autori i dyshuar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit