-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dha tender 24 mijë Euro Ajola Xoxës, Subashi: S’e di çfarë ndodhi më pas…

Kryesoret

Vazhdojnë që të dalin detaje të reja nga dosja e Erion Veliajt. Ajola Xoxa, përmes lidhjeve të saj me kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi, arrin të fitojë një tender në bashkinë e Fierit me vlerë prej 24 mijë e 650 euro. Më datë 12 dhjetor 2019, është lidhur kontrata. Por cfarë di Subashi për këtë? Kur u mor në pyetje kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për ecurinë e detajuar të projektit pas nënshkrimit të kontratës dhe se procedurat e tenderit dhe përzgjedhjes i janë deleguar plotësisht grupit të ngritur me urdhrin përkatës.

Ai ka thënë se nënshkrimi i kontratës me Ines Danin është bërë bazuar në rekomandimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe në dokumentacionin që i është paraqitur zyrtarisht. Ndërkohë dy punonjëset e bashkisë Fier, Erinda Jovani dhe Sibora Kadriu, gjatë marrjes në pyetje në SPAK, kanë deklaruar se nuk kanë qenë të përfshira aktivisht në procedurat e shpalljes së thirrjes apo vlerësimit të ofertave, pasi dokumentet i kanë gjetur të përgatitura dhe të paraqitura në zyrë pa kaluar nga protokolli i bashkisë.

Ato kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për mënyrën e përzgjedhjes së fituesit dhe nuk kanë pasur kontakte me subjektet konkurruese. Romina Tafaj, e thirrur për të dhënë shpjegime në kuadër të procedimit penal nr. 27 të vitit 2024, deklaroi ndër të tjera se se është themeluese dhe drejtuese ekzekutive e një organizate jofitimprurëse të quajtur “Gjenerata e Re”, e krijuar në vitin 2015, e cila angazhohet në organizimin e aktiviteteve kulturore, sportive, sociale dhe të tjera me natyrë komunitare.

Ines Dani, ka deklaruar se kontratën e kishte firmosur “…shpejt e shpejt…”, gjatë kohës që ishte me leje lindje dhe nuk mbante mënd detaje. Ajo ka sqaruar se nuk ka marrë pjesë në asnjë takim për projektin, nuk ka përgatitur asnjë raport dhe nuk ka ndjekur zbatimin e kontratës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit