-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inteligjenca ruse: Perëndimi do zëvendësimin e Zelenskyt

Kryesoret

Zëvendësimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky është bërë një kusht kyç për rifillimin e marrëdhënieve mes Ukrainës dhe Perëndimit, në veçanti me Shtetet e Bashkuara, si dhe për vazhdimin e ndihmës perëndimore.

Kështu thuhet në një analizë të përgatitur nga Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse (SVR), sipas një deklarate të shpërndarë nga zyra e shtypit e këtij institucioni për agjencinë ruse RIA Novosti.

“Janë diskutuar perspektivat e zëvendësimit të Zelenskyt si drejtues i regjimit të Kievit”, thuhet në deklaratë, ku shtohet se një ndryshim në udhëheqje është konsideruar si një “kusht kyç për një ‘rivendosje’ të marrëdhënieve të Ukrainës me partnerët perëndimorë, veçanërisht me Uashingtonin”.

Për momentin, këto pretendime nuk janë konfirmuar nga ndonjë burim i pavarur dhe vijnë në një kontekst të tensionuar propagandistik mes Rusisë dhe Perëndimit, me luftën në Ukrainë që vijon prej më shumë se dy vitesh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit