Policia e Zvicrës ka arrestuar një çift shqiptaro-italian, pasi iu gjetën në banesë lëndë narkotike kokainë dhe tableta ekstazi.
51-vjeçar shqiptar dhe 35-vjeçarja italiane kishin fshehur në banesën e tyre në Davesco-Soragno rreth 1.4 kilogramë kokainë dhe disa gramë ekstazi.
Ata dyshohen për përfshirje në një rrjet të gjerë shpërndarjeje të drogës në zonën e Sottocenerit. Ata janë marrë në pyeje dhe më pas janë vënë në arrest.