-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marta Kos: Serbia e detyruar të zbatojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e shqiptarëve

Kryesoret

Komisionerja e Bashkimit Evropian, Marta Kos i ka dërguar një letër deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Kos në letër ka përsëritur se të drejtat e pakicave kombëtare janë pjesë e rëndësishme e angazhimeve që Serbia duhet të përmbushë në kuadër të procesit të saj të anëtarësimit në BE.

Ajo ka shtuar se nga Serbia kërkohet të harmonizojë kornizën e saj ligjore për të drejtat e pakicave me standardet ndërkombëtare dhe ato evropiane.

“Në kuadër të kapitullit 23 të negociatave për anëtarësim, Serbia është e detyruar të zbatojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e personave që u përkasin pakicave në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane”, thuhet në letër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit